Java e 4-të e Superiores/ Notat e skuadrave, shikoni formacionin më të mirë dhe më të dobët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 14, 2024 | 10:37

Java e 4-të e Superiores/ Notat e skuadrave, shikoni formacionin më të mirë dhe më të dobët

Notat e skuadrave si dhe formacioni më i mirë dhe më i dobët i javës së 4-të të Kategorisë Superiore sipas “Panorama Sport”:superiore-1

NOTAT E SKUADRAVE

VLLAZNIA 9 – Një fitore e pastër ndaj kampionëve në fuqi meriton vlerësim maksimal. Po të shtosh edhe faktin se Vllaznia kishte mungesa me peshë në këtë ndeshje, atëherë vlerat e fitores së saj shumëfishohen. Tre gola të bukur dhe një paraqitje nga më të mirat e kuqebluve në këtë kampionat.

TEUTA 8 – Ia del të përmbysë një ndeshje që e kishte nisur keq në transfertën e Korçës, duke pësuar gol që në fillim. Tre golat e shënuar nga durrsakët në këtë sfidë tregojnë se Teuta nuk është skuadër për vendet e fundit të tabelës.

ELBASANI 8 – Nuk ishte një fitore e bukur ajo me Laçin, por ishte shumë e rëndësishme. Sepse i ka dhënë kryesimin Elbasanit, që pati durim derisa e goditi Laçin në momentin e duhur. Duhej reagim pas humbjes me Dinamon dhe verdheblutë ia arritën qëllimit.

DINAMO 7 – Një nga ndeshjet më të mira të kësaj skuadre. Dinamo nuk e humbi toruan pasi pësoi gol në shtesën e derbit me Partizanin, por gjeti kurajën të reagonte dhe të gjente golin e barazimit. Përveç rezultatit, niveli i lojës së bluve është premtues.

PARTIZANI 6 – Derbet nuk janë asnjëherë të lehtë. Të kuqtë pësuan gol që në fillim dhe më pas reaguan mirë, duke shënuar dy herë në portën e Dinamos. Në shtesë ka mungesë përqendrimi në prapavijë dhe kjo i kushton 2 pikë të humbura Partizanit, pasi kundërshtari barazon.

BYLIS 6 – E nis shumë mirë ndeshjen, kalon në avantazh, por në pjesën e dytë humb orientimin dhe Tirana e ndëshkon. Ballshiotët pësojnë 2 gola, megjithatë këmbëngulin dhe në sekondat e fundit arrijnë të shmangin humbjen, duke iu gëzuar një pike.

TIRANA 5.5 – E kishte fitoren e parë në këtë kampionat në duar, por Tirana e shpërdoroi këtë mundësi. Barazimi i 4-t radhazi erdhi për shkak të mungesës së theksuar të përqendrimit në momentet e fundit, kur Bylisi realizoi golin e dytë. Dy pikë të çuara dëm.

LAÇI 5 – Niveli i lojës e shpëton Laçin e vendit të fundit nga një notë më e ulët. Kurbinasit kanë meritën se e mbajtën ndeshjen me Elbasanin të hapur deri në fund, por vetëm kaq, pasi pozicioni në tabelë mbetet kritik, edhe pse janë luajtur vetëm 4 javë.

EGNATIA 4 – E pranoi edhe vetë trajneri Tetova se Egnatia bëri ndeshjen më të dobët nën drejtimin e tij në Shkodër. Kampionët nuk treguan thuajse asgjë kundër Vllaznisë, pësuan 3 gola dhe njëkohësisht humbjen e parë në këtë kampionat.

SKËNDERBEU 4 – Një ndeshje e menaxhuar keq nga korçarët, të cilët patën fatin ta nisnin lojën në avantazh. Jo vetëm që nuk mundën ta ruanin rezultatin, por pësuan 3 gola dhe humbën një ndeshje të rëndësishme në fushën e tyre.fgjPANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"