Java e dytë e Superiores, ja 3 duelet interesante që luhen ditën e sotme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 25, 2024 | 8:13

Java e dytë e Superiores, ja 3 duelet interesante që luhen ditën e sotme

Kategoria Superiore do të ngrejë siparin e javës së dytë, ku janë planifikuar të luhen 3 duelet interesante. Në orën 17:00, kampionët e Egnatias do të presin Laçin e Armando Cungut, ndërkohë që gjithçka do të kulmojë në orën 20:00, ku do të luhen paralelisht 2 sfida. 

Superiore

Në Shkodër, Vllaznia dhe Tirana do të përballen në “Klasiken” e futbollit shqiptar, ndërkohë që po në të njëjtën orë, Partizani i Arbër Abilaliajt do të presë në “Arenën e Demave”, Skënderbeut. Të 3 sfida këto për t’u shijuar.  

DUELET E DITËS SË SOTME: 

Egnatia-Laçi 17:00

Vllaznia-Tirana 20:00

Partizani-Skënderbeu 20:00

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"