Java e gjashtë e Superiores rikthehet të shtunën/ Spikat derbi Partizani-Tirana, ja oraret e 5 sfidave

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 16, 2024 | 22:33

Java e gjashtë e Superiores rikthehet të shtunën/ Spikat derbi Partizani-Tirana, ja oraret e 5 sfidave

Java e gjashtë e Superiores do të rikthehet në fundjavë, kur janë planifikuar të zhvillohen 5 duelet interesante. 

superiore-11-1.jpg

Siparin e kësaj jave do e ngrejë dueli mes Skënderbeut dhe Laçit, që do të zhvillohet ditën e shtunë në Korçë prej orës 17:00. Mbrëmja e së shtunës do të kulmojë me derbin Partizani-Tirana që do të luhet në orën 20:00 në “Arenën e Demave”. 

Edhe e diela vjen me 3 duele interesante. Ku në orën 17:00, Vllaznia do të masë forcën me Bylisin, ndërkohë që kjo javë mbyllet me dy duelet Teuta-Dinamo Siti dhe Elbasani-Egnatia, që luhen paralelisht në orën 20:00. 

AXHENDA E JAVËS SË GJASHTË: 

E SHTUNË: 

SKËNDERBEU-LAÇI ORA 17:00

PARTIZANI-TIRANA ORA 20:00 

E DIEL: 

VLLAZNIA-BYLIS ORA 17:00 

TEUTA-DINAMO SITI ORA 20:00 

ELBASANI-EGNATIA ORA 20:00  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"