“Jemi në borxh me tifozët”, trajneri Shkëmbi: I kënaqur me barazim në derbi? E sigurit që do të…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 20, 2024 | 23:45

“Jemi në borxh me tifozët”, trajneri Shkëmbi: I kënaqur me barazim në derbi? E sigurit që do të…

Trajneri i Tiranës, Bledi Shkëmbi, foli me nota pozitive, në prag të derbit që bardheblutë do ta luajnë nëAir Albania” ndaj Partizanit. Në prononcimin e dhënë për mediat, tekniku korçar ndër të tjera u shpreh:  

shkembi

“Tirana vjen mirë, vjen në formë, pavarësisht se nuk ka gjetur fitoren, skuadra është OK. Jam i bindur që do të vazhdojmë të bëjmë ndeshje pozitive dhe do të luajmë për të fituar derbin.  

Unë shumë pak derbi kam luajtur, në mos gaboj 1 apo 2, nuk e mbaj mend mirë, por asnjëherë nuk do të thotë asgjë në derbi se kush skuadër vjen më mirë. Kanë ndodhur shpesh që edhe skuadrat që nuk janë në formë, kanë fituar derbin. Kjo nuk ka të bëjë. Patjetër që skuadra që do të gabojë më pak ajo do të jetë më e avantazhuar për ta fituar derbin. 

Prag derbi është diçka ndryshe, por, e them me bindje, që skuadra është e qetë, është përgatitur mirë, nga kjo anë është diçka që unë dua të fitoj derbin, për veten tonë, për klubin, për tifozët, unë e di shumë mirë se çdo të thotë një derbi i fituar për tifozët.  

Është pak minus të qenurit një skuadër me lojtarë të rinj, por kjo nuk do të jetë asnjë lloj paramendimi, apo justifikim se çfarë do të ndodhë. Kemi punuar gjithë javën duke folur për derbin, jam i bindur se edhe lojtarët që nuk e njohin derbin do të bëjnë mirë.  

Mungesa e fitores në derbi nuk ndikon, ne përgatitemi për këtë ndeshje, nuk është se kemi parë shumë çfarë ka ndodhur më parë, kemi dëshirë dhe uri për të bërë ndeshje shumë të mirë dhe për ta fituar.  

Derbi Tiranën e motivon shumë sepse mendoj që derbi nuk ka nevojë për shumë fjalë për futbollistët, të motivon vetvetiu, jo vetëm futbollistët, por gjithçka, çka rrethon klubin e Tiranës.  

Mesazh nuk mund të kem për tifozët sepse ata na kanë mbështetur, ashtu siç ishin ndeshjen e fundit, ku na dhanë shumë besim dhe kurajo, duke bërë ndeshje të mirë, për ta luajtur dhe për ta fituar, pavarësisht se nuk e arritëm.  

Pak a shumë jemi ne në borxh me tifozët, për t’iu dhuruar fitoren. Ne do të luajmë për ta fituar derbin, pastaj në fund në ndeshje futbolli, asnjëherë rezultati nuk dihet. Në qoftë se do të dalim barazim, do të shikojmë si do të jetë rrjedha e lojës. Që do të luajmë për ta fituar, kjo është e sigurt”, u shpreh Shkëmbi. 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"