“Jemi në rrugë të re me modulin e ri”, Zejnullai i çon sinjal Tetovës: Më pëlqen të luaj më pranë portës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 19, 2024 | 17:21

“Jemi në rrugë të re me modulin e ri”, Zejnullai i çon sinjal Tetovës: Më pëlqen të luaj më pranë portës

Mesfushori i Egnatias, Arbin Zjenullai, mendon se skuadra e tij po përshtatet pak nga pak me një modul të ri loje, ndaj për të parë rrogozhinasit në maksimum do të duhet edhe pak kohë, megjithatë, ai ka shprehur gatishmërinë të luajë në çdo pozicion në mesfushë më rregullisht edhe në këtë sezon ku rotacionet kanë qenë të vazhdueshme.

bandicam 2024-10-19 16-40-02-667

“Çdo futbollist është i kënaqur kur të vlerësojnë e del lojtari i ndeshjes. Por për mua do të ishte më mirë sikur të arrinim të merrnim tre pikët.

Në sezonin e kaluar kam luajtur më shumë në linjat sulmuese dhe manovrat i kemi pasur ndryshe. Por siç shprehet edhe trajneri, ka futur një sistem tjetër në lojën tonë dhe mendoj që pak a shumë po përshtatemi dhe jemi në rrugë të mirë. Sa më përket mua, i bëj të tre pozicionet në mesfushë dhe besoj se do të përshtatem kudo që të më aktivizojnë.

Është e vërtetë që më pëlqen të jem më afër portës dhe një herë që dola krijova rast. Por ashtu si shkoi ndeshja në pjesën e dytë, ishim një lojtar mangët dhe nuk kisha mundësi të dilja para, duhej të isha më pozicional më afër mbrojtjes”, tha Zejnullai për RTSH pas ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"