“Jemi të lumtur për sukseset që kemi arritur”, De la Fuente: Kjo Spanjë ngjan me atë të 2010-ës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 25, 2024 | 13:03

“Jemi të lumtur për sukseset që kemi arritur”, De la Fuente: Kjo Spanjë ngjan me atë të 2010-ës

Trajneri i kombëtares spanjolle, Luis de la Fuente, ka bërë një rezyme të vitit 2024, që ka qenë i shkëlqyer për “Furinë e kuqe”. Gjithçka kulmoi me suksesin në “Euro 2024” në Gjermani, ndërsa fundi i vitit i siguroi dhe një biletë për në çerekfinalet e Ligës së Kombeve.Luis-de-la-Fuente2

BILANCI I VITIT – “Për sa i përket realizimit të objektivave, viti 2024 është realisht i vështirë për t’u përmirësuar. Unë gjithmonë them se duhet të përpiqemi të jemi më të mirë. Kemi kapacitet për t’u përmirësuar. Jemi të lumtur për sukseset që kemi arritur. Pika historike e fitores së të gjitha ndeshjeve në Europian, trofeu futbolli shumë i mirë me japin kënaqësi”.

“EURO 2024” – “Ishte një rrugëtim hap pas hapi. Gjatë rrugës kuptuam se ku mund të arrijmë. Kjo më dha një ndjenjë krenarie. Kemi rikuperuar frymën e vitit 2010, të cilit i referohesha gjithmonë (në vitin 2010 Spanja fitoi titullin botëror)”.

FILLIMI I SUKSESIT – “Mendoj se Liga e Kombeve ishte fara e gjithçkaje që po arrihet aktualisht. Na vendosi në vitrinën e mediave ndërkombëtare, si një ekip i fuqishëm. Liga e Kombeve është, për mua, po aq e vështirë sa një Europian. Për më tepër, ne ishim të parët që fituam dy tituj radhazi në Ligën e Kombeve”.

OBJEKTIVI I RADHËS – “Ne të gjithë po shohim nga Kupa e Botës 2026. Është ngjarja më e rëndësishme në futboll. Por për të arritur mirë në Kupën e Botës duhet të vazhdojmë të konsolidojmë idenë dhe projektin tonë”.

FUTBOLLI SPANJOLL – “Futbolli spanjoll është i shëndetshëm dhe i suksesshëm dhe kështu do të vazhdojë. Jo vetëm lojtarët e moshuar që bëjnë karrierën e tyre të zgjasë më shumë, por edhe të rinjtë, të cilët çdo ditë e më shpejt arrijnë elitën”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"