Jetmir Topalli shpëtimtari i Manisës në Turqi, vjen nga stoli dhe shënon dy gola (VIDEO)
Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, Jetmir Topalli ka shpërthyer sot me dy gola në Ligën e Parë turke. Falë dy golave të 25-vjeçarit kosovar Manisa ka marrë një pikë në përballjen ndaj Çorum, takim i cili u mbyll në shifrat 2-2.
Topalli hyri nga stolid he rezultoi shpëtimtar për skuadrën që ka drejtor sportive, ish-kapitenin e Partizanit, Nderim Nexhipi. Topalli hyri në fushë në minutën e 61-të dhe në minutën e 92-të ai barazoi shifrat në 1-1. Por dy minuta më vonë miqtë kalojnë në avantazh, por sërish Topalli shënon në minutën e tetë shtesë duke shpëtuar Manisën nga humbja. Meriton Korenica ishte preferuar si titullar te Manisa, por ish-sulmuesi i Ballkanit u zëvendësua në minutën e 77-të. Ndërsa mbrojtësi David Domgjoni nuk luajti në këtë takim për Manisën, pasi është i dëmtuar sipas raportimeve nga mediat turke.
Përmbledhja e ndeshjes dhe golat e Topallit (LINKU)
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"