Jurgen Vrapi: Vora e ka të qartë, ja si e kalojë me sukses transfertën me krutanët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 4, 2024 | 20:05

Jurgen Vrapi: Vora e ka të qartë, ja si e kalojë me sukses transfertën me krutanët

Vora vijon me përgatitjet për ndeshjen e radhës me Kastriotin në Fushë-Krujë. Përveç nigerianit Nuradin Idris, që do t’i mungojë skuadrës për shumë kohë, pjesa tjetër duket gati.

vora

Idris dëmtoi ligamentin e kryqëzuar “ACL” dhe pas operacionit pritet që të qëndrojë gjatë jashtë fushave të lojës. Trajner Arian Bellai, edhe pse ka thënë se kjo është një nga mungesat më të rëndësishme të Vorës, ka bërë gati lëvizjet për takimin ndaj Kastriotit. Mesfushori që po bën paraqitje të mira te Vora, Jurgen Vrapi, është i gatshëm ta nisë si titullar, pasi e ka kaluar dëmtimin.

Sipas tij, ekipi do të kërkojë trepikëshin në Fushë Krujë kundër Kastriotit. Për “Panorama Sport”, Vrapi tha: “Vora shkon në këtë transfertë për tri pikë. E dimë fare mirë se Kastrioti është një ‘kockë e fortë’, por Vora e ka shumë të qartë mënyrën si ta kapërcejë këtë kundërshtar. Gjendja psikologjike e ekipit është optimale dhe ne do të japim gjithçka në fushë për të marrë pikët e plota aq të rëndësishme për ne”.

ABDULLA DUSHKU-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"