Jo vetëm Dimarko, edhe sulmuesi jashtë listës së Interit për ndeshjen ndaj Mançester Sitit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 17, 2024 | 17:53

Jo vetëm Dimarko, edhe sulmuesi jashtë listës së Interit për ndeshjen ndaj Mançester Sitit

Federiko Dimarko nuk ia ka dalë të rikuperojë për ndeshjen ndaj Mançester Sitit e si rrjedhojë do të jetë mungesa e madhe e zikaltërve në takimin e nesërm në Ligën e Kampioneve.

asdsdsadasdasdasdas

Në stërvitjen e sotme mbrojtësi nuk është stërvitur dhe është lënë plotësisht pushim ndërsa më vonë Inzagi nuk e ka përfshirë në listën e lojtarëve të grumbulluar për takimin ndaj rivalëve për trofeun.

Përveç tij, Interi përballet me një tjetër mungesë të papritur pasi ditën e sotme ka humbur edhe një prej sulmuesve. Marko Arnautoviç është zgjuar me temperature dhe nuk do të jetë i pranishëm për ndeshjen ndaj Mançester Sitit, meqë nuk është stërvitur dhe nuk ka udhëtuar me ekipin drejt Anglisë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"