Postuar: Janar 8, 2025 | 17:39
Jo vetëm Fernando, Egnatia zyrtarizon edhe futbollistin brazilian që ua mori rivalëve në Superiore
Klubi i Egnatias ka zyrtarizuar sot edhe goditjen e radhës teksa ka afruar mesfushorin ofensiv brazilian Leo Melo.
Ashtu siç kishte paralajmëruar “Panorama Sport”, lojtari transferohet përfundimisht nga verdheblutë te rrogozhinasit, duke qenë një alternativë më shumë për trajnerin Tetova. Në këtë marrëveshje, klubi i Elbasanit ka mbajtur 20% të kartonit të futbollistit.
“Leo Melo pjesë e kampionëve. Futbollisti brazilian vjen te Egnatia pas eksperiencës në Shqipëri te AF Elbasani. Pas firmosjes së kontratave me Presidentin, ai i është bashkuar ekipit në stërvitje”, shkruhet në mesazhin e publikuar nga klubi në rrjetet sociale.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"