Jo vetëm Maldini, edhe djali i ish-sulmuesit të Interit debuton me sukses te Monza dhe e ndihmon të kualifikohet në Kupë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 26, 2024 | 20:36

Jo vetëm Maldini, edhe djali i ish-sulmuesit të Interit debuton me sukses te Monza dhe e ndihmon të kualifikohet në Kupë

Klubi i Monzës duket se po mbledh fëmijët e famshëm të futbollit italian. Pjesë e tij prej kohësh është Daniel Maldini, i cili ka lënë shenjë me fanellën e kësaj skuadre duke shënuar rregullisht.

sdsdsadssdsd

Sot, debutimin në ndeshje zyrtare me ekipin e parë në Kupën e Italisë ndaj Breshias e ka bërë edhe një tjetër fëmijë i famshëm. Kevin Martins. Ai është djalë i ish-sulmuesit të Interit në fillimin e viteve 2000, Obafemi Martins, i njohur nga të gjithë si Oba-Oba. Kërcimet e tij pas golave ishin të famshme në ato vite dhe Keivn shpreson që të ketë të njëjtën karrierë si i ati.

Por ndryshe nga Obafemi i cili ishte sulmues qendre, i biri luan si anësor sulmi në të djathtën. Fillimi ishte i mirë, pasi ai që në minutën e 5 të ndeshjes dha asistin për golin e avantazhit të shënuar nga Kiriakopulos. Monza fitoi me shifrat 3-1 dhe ia doli të kalonte në turin tjetër të turneut, mes 16 skuadrave më të mira të tij.

GOLI I KIRAKOPULOS (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"