Postuar: Shkurt 9, 2025 | 8:56
Jo vetëm mungesë për shkak kartonësh, viroza ndal 4 lojtarë tek Egnatia para Elbasanit
Duket se në klubin rrogozhinas ka rënë epidemia e gripit, ku disa lojtarë janë me viroza dhe me shumë gjasa nuk do të jenë nën urdhrat e trajnerit Tetova për sfidën e së dielës me Elbasanin.
Përveç Fangajt, i cili mungon për shkak kartonësh, pritet të mos luajnë as Fernando, Guindo, Bakajoko dhe Sota.
Janë të njëjtët lojtarë që nuk ishin në dispozicion as në ndeshjen e Kupës me Bylisin. Ashtu si në Ballsh, rrogozhinasit do të jenë pa një sulmues të mirëfilltë dhe mbetet për t’u parë, nëse do të jetë sërish Serxho Ujka ai që do të bëjë “9”-ën false apo trajneri Edlir Tetova ka menduar për ndonjë zgjidhje tjetër.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"![](https://www.panorama.com.al/sport/wp-content/static/klikoperkepanoramaonline.jpg)