Josa: Besa kudo njëlloj, pres 3 pikët e radhës. Të tregojmë se kryesojmë me meritë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 5, 2024 | 10:40

Josa: Besa kudo njëlloj, pres 3 pikët e radhës. Të tregojmë se kryesojmë me meritë

Nëse vetëm 1 vit më parë Besa edhe pse luante në Luz ndiqej nga një numër i vogël besnikësh, këtë sezon tifozët e shumtë e kanë ndjekur jo vetëm në Rrogozhinë, por kudo ku ekipi ka luajtur.

josa

Mësohet se edhe drejt Burrelit do të nisen disa autobusë me tifozë në përkrahje të ekipit. Sfida Besa-Burreli do të jetë ndeshje “shtëpie” për kavajasit. Për trajnerin Mirel Josa, fusha nuk ka asnjë rëndësi, mjafton të ketë kushte normale për të luajtur.

“Një ekip që pretendon Superioren, nuk sheh se ku luan, por hyn kudo për të dëshmuar forcën e tij. Kështu që, në mos sot, nesër do luanim në Burrel, sikurse kemi luajtur deri tani 4 transferta dhe vetëm 2 sfida shtëpie. Gjatë gjithë javës jemi stërvitur dhe e vlerësojmë mjaft Burrelin, që surprizoi Flamurtarin brenda në Vlorë. Jo vetëm Burreli, por edhe Erzeni i vendit të fundit të mund, nëse nuk jep maksimumin tënd. Prandaj, do të futemi në fushë si kudo me të njëjtin synim, fitoren. E përsëris, se Burreli veçmas në fushën e tij mbetet mjaft i organizuar dhe i fortë, por ne duhet të tregojmë se jo më kot kryesojmë me meritë. Nuk kemi asnjë mungesë për shkak dënimi ose të dëmtuar. Me një kontingjent të plotë, do të udhëtojmë drejt Burrelit”, përfundon trajneri i Besës, Mirel Josa.

Autobusë, drejt Burrelit- Në të katër ndeshjet që Besa ka luajtur jashtë këtë sezon, është mbështetur nga dhjetëra tifozë. Kështu do të ndodhë edhe sot në Burrel. Biznesmenë kavajas kanë dalë garant për udhëtimin duke vendosur autobusë falas, drekën dhe biletat e kësaj përballje për ultrasit verdhezi, që dëshirojnë të jenë sot në Burrel.

FERIZ FERIZAJ-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"