Josa: Kam rezervat e mia për dy pretendime për penallti, Vora nuk na bëri asnjë presion

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 26, 2024 | 16:37

Josa: Kam rezervat e mia për dy pretendime për penallti, Vora nuk na bëri asnjë presion

Trajneri i Besës, Mirel Josa nuk u shpreh shumë i kënaqur për barazimin e marrë me Vorën.

bandicam 2024-10-26 16-29-56-450

“Presion të madh Vora nuk bëri, patëm një rinisje shumë të shpejtë sa nisi pjesa e dytë e lojës, duhej të ndalonim lojën me një faull. Duhet të kishim bërë më presion në zonë. Nuk ndikoi Goxhaj psikologjikisht, lojtari që u fut është i ri kemi besim tek ai është me perspektivë. Goxhaj është lojtar me eksperiencë e kontrollon skuadrën por normalisht janë gjëra që ndodhin në futboll. Doza shqetësimi do të ketë kur skuadra nuk merr ato që meriton. Tek pretendimi ynë i parë jam i sigurtë që ishte penallti për rastin e dytë nuk mund të flas pasi ishte pak larg dhe nuk arrita ta shoh mirë. Unë nuk mund ti kërkoj më tepër skuadrës, do të kërkoja më tepër qetësi nga ata”, u shpreh Josa për “RTSH Sport”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"