Josa: Pas fitores në Pogradec rritet kërkesa, ja çfarë duhet tani. Mazrekaj: Golat për bashkëshorten, ta ngjisim Besën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 12, 2024 | 18:48

Josa: Pas fitores në Pogradec rritet kërkesa, ja çfarë duhet tani. Mazrekaj: Golat për bashkëshorten, ta ngjisim Besën

Besa mori fitoren e tretë radhazi në Pogradec, por trajneri Mirel Josa vazhdon të mos japë asnjë shenjë euforie, madje shton kërkesat e tij për ekipin. “Ishte një ndeshje e fortë. Pogradeci ka skuadre të fortë dhe të gjitha ndeshjet do të jenë të vështira.

mirel josa, bizhdili qosja

Kur fiton tri ndeshje radhazi, normalisht rriten kërkesat karshi saj dhe individëve që përbëjnë skuadrën dhe ne si staf. Duhet të vazhdojmë me të njëjtin ritëm, pasi skuadrat janë shumë afër, se është vetëm fillimi. Në pjesën e parë edhe mund të ishim ndëshkuar nga Pogradeci, ndonëse kaluam të parët në avantazh. Nga mënyra sesi u luajt duhet ta kishim qetësuar më shumë topin në mesfushë dhe të dilnim përpara në sulm me më shumë efikasitet. Në një ndeshje futbolli nuk shkojnë të gjitha gjërat siç i duam ne. Duhet për përmirësojmë më shumë mënyrën e qarkullimit të topit. Mazrekaj? Pavarësisht se ka pasur probleme shëndetësore në dy ditët e fundit, Mazrekaj erdhi dhe u tregua i gatshëm për lojë dhe bëri punën e tij, ashtu si tek ekipet e tjera ku ka qenë”, u shpreh trajneri Mirel Josa pas fitores në Pogradec.

 

Mazrekaj: Golat për bashkëshorten, ta ngjisim Besën

mazrekaj

Askush nuk kishte dyshime për cilësitë e Mentor Mazrekajt kur u prezantua te Besa, edhe pse vitet kanë ecur. Fantazisti kosovar po e merr për dore skuadrën kavajase drejt ngjitjes në elitë, gjë të cilën Mazrekaj e pohoi vetë pas dy golave që shënoi dje në Pogradec. Dy golat e djeshëm ai ia dedikon bashkëshortes së tij, si dhe tregon se çfarë ka më shumë rendësi në këtë aventurë të re që ka nisur.

“Ishte një ndeshje me shumë rëndësi për ne, pasi vinim në Pogradec pas dy rezultateve të mira, dy fitore. Kështu që ky ishte një takim për të konfirmuar se jemi në rrugë të mirë dhe ia dolëm të fitonim edhe në Pogradec. Golat ia dedikoj bashkëshortes sime, e cila është mbështetja më e madhe për mua. Përpara arritjes së objektivit madhor, ngjitjen e Besës në Superiore, asgjë tjetër nuk ka rëndësi. Kjo gjë vlen edhe për golat e mi, pasi nuk synoj ndonjë trofe personal. Dua vetëm që me golat të kontribuojë për ekipin dhe Besa të ecë përpara. Kjo ka rëndësi, që ekipi të ketë ecuri pozitive nga java në javë”, u shpreh Mazrekaj për “Panorama Sport”.

FERIZ FERIZAJ- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"