Josa pas triumfit kundër Apolonisë: Ndeshjet nuk fitohen me urdhërin e peshkut, duhet logjikë dhe mendje e kthjellët…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 28, 2024 | 18:24

Josa pas triumfit kundër Apolonisë: Ndeshjet nuk fitohen me urdhërin e peshkut, duhet logjikë dhe mendje e kthjellët…

Besa ka marrë një tjetër fitore të çmuar në kampionat, kësaj herë përballë një kundërshtari si Apolonia. Pas sfidës foli edhe trajneri i kavajasve, Mirel Josa

bandicam 2024-09-28 18-17-11-391

“Unë jam i kënaqur, qoftë nga fillimi i ndeshjes. Bëmë gabim, nuk duhet të qarkullojmë shumë topin në mbrojtje. Normal që kushtet e fushës, pavarësisht se shumë më të mira se në Lushnjë, nuk duhet t’i bëjmë këto gabime.

Kishte momente jo të mirë në pjesën e parë, përsa i përket ruajtjes së ekuilibrit. Pavarësisht kësaj barazuam shpejt në pjesën e parë dhe pastaj e kishim Apoloninë nën kontroll.

Të them të drejtën dje Mazrekaj pësoi dëmtim në stërvitje dhe ka qenë në pikëpytje. Stërvitjet javore nuk i ka kryer të plota. Nuk shkova për barazim. Ndeshjet nuk fitohen me urdhërin e peshkut, duhet logjikë dhe mendje e kthellët, qoftë nga unë dhe sidomos nga futbollistët”, deklaroi ai për “RTSH Sport”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"