Junajtid ka fituar 3 ndeshje në të gjitha kompeticionet, ja statistikat që turpërojnë Ten Hagun

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 1, 2024 | 17:47

Junajtid ka fituar 3 ndeshje në të gjitha kompeticionet, ja statistikat që turpërojnë Ten Hagun

Pas blerjes nga Sër Xhim Retklif të një pakice prej 27.7% të aksioneve të klubit të Mançester Junajtid, një analizë e plotë e bordit të klubit dhe një merkato plot transferime, solli një optimizëm për sezonin e ri.99e2a240-7bf7-11ef-ad1c-8daceb2ac32fPor ky optimizëm është zhdukur shpejt dhe statistikat pas gjashtë ndeshjeve të para të Premier Ligës këtë sezon nuk e bëjnë të lumtur rezymenë për Ten Hagun: sepse shtatë pikët e grumbulluara nga Mançester Junajtid deri tani janë më të paktat e klubit pas gjashtë ndeshjeve të një sezoni në Premier Ligë ndonjëherë. Vetëm në sezonin 2007-08 Junajtid ka shënuar më pak gola në gjashtë ndeshjet e para të Premier Ligës.

Junajtid ka humbur ndeshje të njëpasnjëshme në Premier Ligë pa shënuar në “Old Trafford” për herë të parë që nga nëntori 2021, në ato që ishin dy ndeshjet e fundit në shtëpi të Ole Gunar Solskjaerit në krye të skuadrës përpara se të shkarkohej. Junajtid tani ka humbur më shumë ndeshje në Premier Ligë me tre ose më shumë gola që kur Sër Aleks Ferguson u largua nga klubi (23 në 424 ndeshje) sesa në 1,035 ndeshje të kampionatit nën drejtimin e skocezit (22).

Në nëntë ndeshje në të gjitha kompeticionet deri më tani këtë sezon, “Djajtë e kuq” kanë fituar vetëm tre. Por nëse rezultatet janë të këqija, niveli i lojës është ndoshta po aq shqetësues. Totenhemi krijoi një rekord rastesh në portën e Onanës të dielën në “Old Trafford” dhe portieri kamerunas është me fat që e nxori topin nga rrjeta e tij vetëm tre herë. U fol shumë për mbrojtjen e dobët të Junajtidit sezonin e kaluar, ndërsa skuadra pësoi 58 gola në Premier Ligë, shifrën më të lartë në një sezon prej 38 javësh në Premier Ligë.

Ata e kanë mbajtur portën e pastër në gjysmën e ndeshjeve të tyre të kampionatit deri më tani, si edhe në fitoren 7-0 kundër Barnslejt në Kupën Karabao. Por ata kanë shënuar vetëm pesë gola në ligë, që e ndihmojnë klubin ta ketë diferencën e golave -3. Asnjë lojtar i Junajtid nuk ka shënuar më shumë se një gol në kampionat këtë sezon, me Markus Rashford, Amad Dialo, Joshua Zirkze, Matajs de Ligt dhe Alehandro Garnaço që e kanë tundur rrjetën nga një herë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"