Jurgen Klop nis menjëherë punën, piketon dy yjet e rinj të Barcelonës si objektiva të merkatos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 17, 2024 | 16:26

Jurgen Klop nis menjëherë punën, piketon dy yjet e rinj të Barcelonës si objektiva të merkatos

Jurgen Klop i është kthyer shumë shpejt jetës së futbollit, duke ndërprerë pushimet që kishte kërkuar pasi mori vendimin për t’u larguar nga drejtimi i skuadrës së Liverpulit gjatë verës. Ai është kthyer në përgjegjësin e sektorit sportiv të futbollit për kompaninë Red Bull dhe do të mbikëqyrë punën e të gjithë klubeve të futbollit që ajo zotëron.

asdasdasdas

Në pjesë shumë e rëndësishme e punës, është që Klop të identifikojë lojtarë të rinj me shumë potencial që t’i bashkohen klubeve që zotëron Red Bull, si Salcburg, Nju Jork apo Lajpcig. Edhe pse zyrtarisht ai nis detyrën në janarin e viti 2025, Klop raportohet se ka piketuar që tani dy emrat e parë që kërkon të afrojë te klubet e Red Bull.

Gazetari Sebastien Vidal, ka bërë të ditur se gjermani po monitoron akademitë e klubeve të ndryshme dhe për momentin, ka gjetur dy lojtarë te Barcelona për të cilët Lajpcig do të bëjë hapa konkretë për t’i afruar që në janar.

Aleiks Garrido dhe Noah Darvih besohet se janë emrat e përzgjedhur dhe shihen nga trajneri i njohur gjerman si ata me një potencial shumë të madh zhvillimi. Të dy janë pjesë e skuadrës B të Barcelonës, por mungesa e aktivizimit të vazhdueshëm me ekipin e parë, mund t’i shtyjë të pranojnë ofertën e Lajpcig. 20-vjeçari Garrido ka luajtur një ndeshje me ekipin e parë në vitin e kaluar, ndërsa Darvih u ble nga katalanasit një vit më parë nga Frajburg. Lojtari 18-vjeçar tregoi sa vlen duke qenë një nga emrat kryesorë të Gjermanisë që fitoi Botërorin U17.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"