Juri e nis nga stoli, Doka pritet titullar. Ja formacioni i mundshëm i Skënderbeut kundër Egnatias

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 5, 2024 | 10:19

Juri e nis nga stoli, Doka pritet titullar. Ja formacioni i mundshëm i Skënderbeut kundër Egnatias

Trajneri Gvozdenoviç e ka të qartë se si do ta përballojë Egnatian sot në mbrëmje.skenderbeuGjatë javës ai ka pasur shqetësimin e mesfushorit Juri Merlim, i cili ka pasur një dëmtim dhe me shumë gjasa e nis nga stoli. Për vendin e tij janë disa kandidatë, por me shumë mundësi luan Krasniqi.

Ndryshimi tjetër në krahasim me ndeshjet e fundit mund t’i takojë krahut të djathtë të mbrojtjes, ku Albi Doka pritet që të luajë ndeshjen e parë si titullar me Skënderbeun. Ai do të marrë vendin e Vangjelit, ndërsa mbrojtja plotësohet me Prençin, Vaskez dhe Gërçon.RTYPANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"