Juri Merlim karikon korçarët në prag të duelit me Dinamon: Jemi ekip që di të reagojë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 15, 2024 | 15:00

Juri Merlim karikon korçarët në prag të duelit me Dinamon: Jemi ekip që di të reagojë

Skënderbeu kërkon të reagojë në ndeshjen e radhës ndaj Dinamos. Pas humbjes në shtëpi me Teutën, korçarët nuk shohin rrugë tjetër veç një rezultati pozitiv në transfertën delikate me kryeqytetasit, pasi nuk duan ta komplikojnë situatën.

WhatsApp Image 2024-09-15 at 14.41.14

Për Juri Merlim, Skënderbeu e dominoi Teutën për më shumë se 60 minuta, ndaj dhe ndjen keqardhje për faktin që ekipi doli pa pikë. Për “Panorama Sport” braziliani shprehet se skuadra duhej të menaxhonte më mirë avantazhin.

“Vijmë nga humbja me Teutën dhe nuk ndihemi mirë. Për më tepër, duke pasur parasysh mënyrën si humbën dhe përmbysjen e avantazhit. Duhej të kishim shënuar edhe golin e dytë, që të na e bënte më të thjeshtë menaxhimin e lojës. Kemi krijuar raste dhe për më shumë se një orë ishim ne që dominonim lojën. Teuta na goditi në dy zbritje që bëri në pjesën e dytë. Meritonim pikë në atë takim, ku nuk u treguam të vëmendshëm në pikat kulmore të ndeshjes”, theksoi braziliani i Skënderbeut.

I ndalur më pas te ndeshja me Dinamon, Juri tha: “Luajmë një ndeshje të vështirë në transfertë, përballë një kundërshtari të fortë. Është nga ato takime, ku duhet të tregojmë se kemi cilësi dhe që jemi ekip i madh. Skënderbeu e ka detyrim të reagojë në këtë moment. E dimë që do të jetë e vështirë, pasi Dinamo ka skuadër shumë të fortë, por duhet të mendojmë vetëm për veten”, e mbylli prononcimin e tij Juri Merlim.

LLAZI SARO-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"