Juristi Demiri: Në shtator, bashkia mbyll proceduarat e privatizimit të Flamurtarit 

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 23, 2024 | 16:00

Juristi Demiri: Në shtator, bashkia mbyll proceduarat e privatizimit të Flamurtarit 

 

 Gjatë diskutimit në Këshillin Bashkiak, jurist i bashkisë, Dorian Demiri tregoi se çfarë po ndodh me procesin e privatizimit të Flamurtarit: “Që në janar kemi nisur procedurën e privatizimit. Për shkak të mbledhjes së dokumentacionit, jemi në fazën e mbledhjes dhe grumbullimit, në shtator e mbyllim të gjithë procedurën.

DORIAN DEMIRI , FLAMURTARI

E thënë nga ju duket sikur bashkia nuk ka bërë asgjë. Sot administrata e ka procedurën gati”. Ndërsa Grigor Dede, këshilltar i PS-së në vijim u shpreh:Ka nisur privatizimi i ekipit të Flamurtarit. Besoj se analiza sportive ekonomike dhe financiare nuk janë objekt i këtij diskutimi. Analiza do të bëhet pasi të përfundojë procesi i privatizimit. Analizën sportive mund ta bëjmë në studio televizive, nuk është ky objekt diskutimi.

Ne, duke parë përfundimin e afatit të administrimit shprehëm gatishmërinë për të marrë një iniciativë që të shtyhet me një vit kontrata. Nëse procesi i vlerësimit përfundon, kjo kontratë përfundon. Ne e gjykuam ta shtynim me një vit, sepse aty duhet që të vazhdojë që ekipi të funksionojë normalisht, të vazhdojë garën sportive. Nuk mund të shtyjmë kontratën me tre muaj, pasi nuk mund të federohet nga FSHF për një sezon të plotë futbollistik”.

ERMAL SIKA- PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"