Juve-Fiorentina, sot sfida mes rivalëve që urrehen ku bardhezinjtë bëjnë ligjin
Juventusi ka fituar tri ndeshjet e fundit të kampionatit kundër Fiorentinës, të gjitha me rezultat 1-0. Bardhezinjtë nuk kanë regjistruar kurrë një seri më të gjatë suksesesh të njëpasnjëshme duke mbajtur portën e pastër kundër Fiorentinës në historinë e tyre.
· Fiorentina ka pësuar maksimumi një gol në secilën nga tetë ndeshjet e fundit të Serisë A kundër Juventusit (mesatarisht 0.75 gola të pësuar për ndeshje). Megjithatë, vetëm 2 herë ka arritur të triumfojë.
· Juventusi ka fituar 12 nga 13 ndeshjet e fundit në shtëpi kundër Fiorentinës në Serie A. Që nga fillimi i dekadës së fundit, vetëm Roma (14 kundër Udinezes) dhe vetë Fiorentina (13 kundër Udinezes) kanë arritur të sigurojnë më shumë suksese në shtëpi ndaj një kundërshtari të vetëm në kampionat.
· Juventusi ka barazuar 20 ndeshje në 2024 në Serinë A. Në historinë e kampionatit, vetëm Peruxhia në vitin 1979 përfundoi me më shumë barazime në një vit kalendarik, 22.
· Fiorentina dhe Juventusi janë dy skuadrat që kanë shënuar më shumë gola nga goditjet standarde në Serinë A në vitin kalendarik 2024, nga tre secila. Në përgjithësi, 29% e golave të shënuar nga kjo situatë loje janë shënuar nga këto dy skuadra (6/21).
· Dushan Vlahoviç, i cili shënoi 44 gola në 98 ndeshje të Serisë A për Fiorentinën, ka luajtur katër ndeshje kundër skuadrës nga Firence në kampionat, pa arritur të shënojë. Vetëm kundër Monzës ka luajtur më shumë ndeshje pa e gjetur dot rrugën e rrjetës (5).
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"