Juventusi i beson historisë, sa shumë mbiemra legjendarë në skuadër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 10, 2024 | 15:00

Juventusi i beson historisë, sa shumë mbiemra legjendarë në skuadër

Të mbash mbi supe një mbiemër me peshë jo gjithmonë është diçka e mirë dhe e lehtë.juventusHistoria e futbollit ka treguar shpesh, se të mbash një mbiemër tashmë të njohur është diçka që mund të të krijojë shumë presion, por edhe të zhgënjesh më lehtë. Te Juvja kohët e fundit kjo gjë ka ndodhur shpesh. Mjafton të sjellësh në mendje Federiko Kiezën, i cili ishte djali i një tjetër futbollisti të njohur, por që nuk arriti dot të kthehej në një lojtar vendimtar te “Zonja”. Në këtë sezon, Juvja ka “djem të artë” me shumicë, duke nisur nga Turam e Konseisao që u afruan në merakton e verës, e deri te Ueah, Makizio dhe Doretea Del Piero, vajza e legjendës që është pjesë e moshave të Juves. Por si po sillen deri më tani djemtë e ish-futbollistëve të njohur?

Nëse flasim për Konseisao, djali i Serxho Konseisaos, është duke bërë një start të mirë sezoni. Ai po arrin të “krenojë” mbiemrin që mban mbi shpinë, sidomos pas dy golave në ndeshjet e fundit. Për Turam ndoshta është ende pak herët për të folur. I biri i Lilian Turam, legjendë e futbollit dhe e Juves, nuk është futur ende si duhet në mekanizmat e skuadrës së Motës dhe për këtë arsye, ka nevojë për pak kohë që të marrë një vlerësim nëse edhe ai do të ketë një karrierë si i ati apo jo. Ueah nga ana tjetër, i biri i legjendës së Milanit, për momentin po zhgënjen. Në sezonin e tij të dytë te Juvja, Ueah ende nuk ka arritur dot të sigurojë një pozicion në formacionin titullar dhe nuk ka bindur me paraqitjet e tij.

Më pas sa i përket djalit të Klaudio Markizios dhe vajzës së Alesandro Del Pieros, ka ende kohë për t’u dhënë një gjykim. Të dy janë ende tek akademia e “Zonjës së Vjetër” dhe nuk po luajnë si profesionistë. Por ajo që bie në sy është se Juventusi po rikthen në skuadër emra legjendarë, a është kjo një strategji, apo thjesht rastësi që po i ndodh “Zonjës së Vjetër”?

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"