Juventusi i Motës me 5 yje, tani aktivizohen të gjithë emrat me peshë në sulm

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 26, 2024 | 19:41

Juventusi i Motës me 5 yje, tani aktivizohen të gjithë emrat me peshë në sulm

Tiago Motës iu desh disa kohë për të patur në dispozicion të gjithë yjet në skuadër (duke përjashtuar këtu Gleison Bremerin që ka humbur sezonin). Megjithatë, në sfidën ndaj Monzës, Tiago Mota kishte luksin të zgjidhte në formacion të gjithë yjet që Juventusi ka në skuadër.

asddsaadsadsdasadsadsads

5 yjet e Juventusit, kështu kanë filluar të emërtohen. Teun Kopmeiners në mesfushë, Konseisao, Jildiz dhe Niko Gonzalez pas krahëve të sulmuesit qëndror Dushan Vlahoviç. Ndoshta është thjesht rastësi, por me këto zgjedhje shumë sulmuese të bëra Tiago Mota, Juventusi i tij u rikthye te triumfi në kampionat, i cili mungonte prej një muaji e gjysmë.

A vuajtën? Sigurisht, sepse triumfi ndaj Monzës nuk ishte i lehtë, por në një ndeshje ku vlerë kanë vetëm tri pikët, loja nuk llogaritet aq sa në momente të tjera. Në sfidën ndaj Monzës, Kopmeinersi dha harkimin për golin e parë, Niko Gonzalez vulosi fitoren, Konseisao e Jildiz shkëlqyen në duelet një kundër një dhe i vetmi që shkëlqeu më pak ishte Dushan Vlahoviç, por ky i fundit ka kohë të kuptohet më mirë me të gjithë kolegët.

5 YJET- Historia tregon se 5 yjet te Juventusi sjellin fat. Me Masimiliano Alegrin në sezonin 2016-2017, ai zgjodhi pikërisht skemën 4-2-3-1 për të hedhur në fushë Pjaniç, Kuadrado, Dybala, Manzukiç dhe Higuain. Fiton titullin kampion, Kupën dhe arrin deri në finalen e Ligës së Kampioneve ku u mposht nga Real Madridi. Megjithatë, ishin kohë të tjera dhe të tjera ambicie. “Zonja” e Tiago Motës është ende në ndërtim e sipër, ajo e Maksit ishte në mes të një cikli që shkatërronte këdo i dilte para. Por zgjedhja e “5 yjeve” mund të jetë çelësi për të bërë më produktiv repartin ofensiv, i cili deri më tani ka qenë i varur nga Vlahoviç.

Nga 41 gola në total, 12 mbajnë firmën e serbit, ose pothuajse 30% të golave. Tani, ndjesia taktike e Kopmeinersit, driblimet e Konseisaos, shkathtësia e Niko Gonzalezit, teknika e rafinuar e Jildiz dhe nuhatja e Dushan Vlahoviçit janë një përzierje interesante për “Zonjën”, për të bërë më të suksessëhm sezonin. Në janar Juvja do të luftojë për Superkupën e Italisë dhe aty mund të jepet një panoramë më e qartë e 5 yjeve. Edhe pse duhet thënë që për momentin, Juventusi kërkon vetëm kualifikimin në Champions.

QËNDRUESHMËRIA- Për t’i dhënë më shumë rëndësi “5 yjeve”, Tiago Mota duhet të gjejë ekuilibër të ri edhe në fazën difensive, atë që ishte edhe në ndeshjet e para të sezonit. Pas dëmtimit të Bremerit, tashmë dyshja është Kalulu dhe Gati në qendër e Savona-Kambiazo në krah. Juvja ka pësuar gol në 4 ndeshjet e fundit në kampionat dhe tashmë nuk është më mbrojtja më e mirë. Kjo është edhe pika ku Mota tashmë duhet të punojë shumë, për të gjetur ekuilibrat, këtë herë me 5 yje përpara. Në horizont janë shumë beteja që Tiago Motën e presin, si në kampionat ashtu edhe në Ligën e Kampioneve dhe kompeticionet e tjera.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"