Postuar: Shtator 7, 2024 | 13:40
Juventusi mbetet pa krahë, dëmtohet Niko Gonzales
Fillimi i sezonit për Tiago motën ka qenë më shumë sesa pozitiv, por trajneri i Juventusit duhet të bëjë llogaritë me alarmin e parë.
Bëhet fjalë për dëmtimet në shtëpinë e Juventusit. Pas Konseisaos, i cili do të humbasë sigurisht ndeshjet kundër Empolit, PSV-së dhe Napolit, është ndalur gjithashtu edhe Niko Gonzales.
Ai ka kërkuar zëvendësimin pas një ore lojë në ndeshjen Argjentinë-Kili për një problem fizik që duket i natyrës muskulore dhe do të vlerësohet në orët e ardhshme.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"