“Juventusi ngrihet me Motën, por Interi nuk ka asnjë rival”, ish-futbollisti bardhezi iu thur elozhe zikaltërve
Emanuele Xhakerini është i bindur se Interi është ekipi favorit për të fituar titullin kampion në Serinë A. Ish-mesfushori italian që e njeh mirë Konten dhe Motën thotë se e nisin në disavantazh me zikaltrit.
“Interi është rivali i vetes për sezonin e ri. Unë mendoj se të gjitha skuadrat e tjera e nisin pas zikaltërve. Ata janë favoritët dhe mund ta dominojnë kampionatin. Ka disa siguri në ekip, nuk kanë larguar asnjë lojtar të rëndësishëm dhe është forcuar me portierin titullar të Xhenoas dhe 2 superlojtarë si Zielinski dhe Taremi. Nuk shoh asnjë ekip në nivelin e Interit.
Juventusi? Mota ka treguar se ka një lojë me ide të qarta dhe është gati për një klub të madh. Juventusi duhet të rikthehet ekip kompetitiv dhe e ka mentalitetin e duhur për ta bërë këtë. Tiago është një fitues dhe Juventusi e ka në ADN këtë gjë. Do të jetë një dyshe interesante”, tha Xhakerini.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"