Juventusi refuzon Rashford, preferon një emër tjetër nga Mançester Junajtid
Juventusi i ka thënë “jo” mundësisë për të firmosur me Markus Rashford gjatë janarit. Mediat britanike bëjnë të ditur se bardhezinjve u është propozuar sulmuesi i Anglisë, por ata kanë bërë të qartë se nuk janë të interesuar për shërbimet e tij.
Lojtari deklaroi pak kohë më parë se ishte gati për një sfidë të re, duke bërë të qartë se nuk do të vazhdonte më te :djajtë e kuq”, arsye pse edhe ai nuk është aktivizuar nga Ruben Amorim në ndeshjet e fundit. Rashford po sheh alternativat për vazhdimin e karrierës dhe “The Sun” bën të ditur se një nga opsionet ishte Juventusi që kërkon sulmues.
Megjithatë, klubi italian ka bërë të qartë se nuk është i interesuar për një futbollist me tiparet e Rashford, pasi ka Vlahoviç në atë rol. Por mund të kishte interes nëse Mançester Junajtid do të nxirrte në shitje Xhoshua Zirkze. Tiago Mota njeh mirë holandezin pasi e drejtoi vitin e kaluar te Bolonja, ndaj mendon se mund ta bëjë protagonist të repartit të avancuar edhe te klubi i Juventusit.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"