Juventusi tundohet nga Adejemi, çmimi i futbollistit gjerman frenon bardhezinjtë… për momentin
Juventusi po mundohet në këto ditë që të bëjë gati një ekip konkurrues për Tiago Motën me ndërhyrje të rëndësishme në merkato si Douglas Luiz apo Kefren Turam. Por ndërkohë, duhet ribërë edhe sulmi dhe këtu, sytë kanë shkuar drejt anësorit të Borusia Dortmund, Karim Adejemi.
Sipas “Sky Sport Deutschland”, kontaktet mes klubeve dhe vetë lojtarit me ta, vazhdojnë prej disa ditësh, por për momentin, gjithçka është vetëm në aspektin e pëlqimit reciprok. Shkak është fakti se çmimi që i ka vendosur Borusia Dortmund, frenon Juventusin për të bërë një lëvizje konkrete.
Gjermanët kërkojnë 40 milionë euro për lojtari dhe Juventusi nuk është gati të paguajë këtë shifër. Jo se nuk mendon se lojtari vlen aq, por sepse për momentin i duhet që më parë të bëjë lëvizje në dalje për të hapur vend për të, me emra si Kieza dhe Soule që presin të mësojnë destinacionin e ri.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"