Juvja do fitoren në Angli, Mota mbështetet te “bunkeri” në prapavijë
“Zonja e Vjetër” po kërkon të zhvillojë një mbrëmje të mrekullueshme në Birmingam për të bërë një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit për në fazën tjetër në Ligën e Kampionëve.
Me Dushan Vlahoviçin që pritet të mungojë dhe sulmin në emergjencë, Tiago Mota do të përpiqet të eksportojë forcën “italiane” të Juventusit të tij edhe në Europë, pra të qënit një skuadër solide.
MBROJTJA- Bardhezinjtë, pavarësisht faktit që kanë humbur për pjesën e mbetur të sezonit Gleison Bremer dhe Huan Kabal, kanë pësuar vetëm 7 gola në kampionat. Mbrojtja më e mirë në Serie A dhe 5 kompeticionet më të mirë evropianë. Mes Anglisë, Spanjës, Gjermanisë, Francës dhe Italisë, vetëm Bajerni i Mynihut ka pësuar kaq pak sa Kalulu dhe shokët e tij të skuadrës.
MENTALITETI- Çështje mentaliteti, qëndrimi kolektiv dhe përqendrimi i përgjithshëm, jo vetëm i departamentit të mbrojtjes. Në pritje që të rregullohen repartet e tjera, themelet e shtëpisë së ndërtuar nga Mota demonstrojnë një stabilitet të madh në mbrojtje. Megjithatë të mos pësosh gol nuk mjafton për të qëndruar në krye të Serisë A (Juve është në vendin e gjashtë, -4 nga Napoli kryesues).
Edhe nesër ndaj Aston Vilës sigurisht që nuk do të jetë në vend të parë, dhe as nuk do të luftojë për vendin e parë, por të paktën do të ishte një rifillim i mirë pas humbjes ndaj Shtutgartit dhe barazimit me Lilën. Për këtë arsye, Tiago Mota më shumë se kurrë, ka nevojë për “bunkerin” e tij në Ligën e Kampioneve. Kështu Juventusi mund të arrijë të ndërtojë një sukses në stadiumin e Aston Vilës.
REALITET TJETËR- Deri tani ka pasur një Juventus pothuajse të pamposhtur në Itali dhe një që është mposhtur gjithmonë në Europë. Në 13 ndeshje të Serisë A, bardhezinjtë kanë pësuar 7 gola, të shpërndara në tre ndeshje (Kaljari, Inter dhe Parma).
Në Ligën e Kampioneve, megjithatë, është një histori krejtësisht tjetër. Mikele Di Gregorio dhe Matia Perin kanë pranuar gjithmonë të paktën një gol në katër ndeshjet e para. Kjo ndodhi në sukseset kundër PSV (3- 1) dhe Lajpcig (2-3), kundër Shtutgartit (0-1) dhe në barazim (1-1) ndaj Lilës.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"