Ka bindur trajnerin, Bajrami luan ndeshjen e 6-të me Benfikën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 2, 2024 | 22:52

Ka bindur trajnerin, Bajrami luan ndeshjen e 6-të me Benfikën

Edi Reja e dha një sinjal se një qendërmbrojtës i ri po përgatitej për Kombëtaren shqiptare. Adrian Bajrami është gati për të bërë hapin e madh në karrierën e tij.auto_bajrami-benfica-tondela-new1636133461Mbrojtësi ka bindur trajnerin e Benfikës Shmid gjatë ndeshjeve miqësore në fazë përgatitore dhe pritet të jetë një nga mbrojtësit rezervë për sezonin e ri, por padyshim që në ndeshje me rivalë të lehtë, apo Kupe, ai mund të marrë minuta. Normalisht, një mbrojtës 22-vjeçar në ekipin e parë të Benfikës ku lufton për titullin kampion dhe merr pjesë në Ligën e Kampioneve, do të jetë edhe një alternativë më tepër për Silvinjon në skuadrën përfaqësuese. Bindi trajnerin e Benfikës- Sipas asaj që shkruajnë mediat portugeze, Bajrami ka bindur Roxher Shmid.

Një mbrojtës i rafinuar, i cili punon në mënyrë perfekte dhe pritet të jetë pjesë e skuadrës së parë sezonin e ri si mbrojtës i katërt i Benfikës. Gjatë fazës përgatitore që ekipi portugez po zhvillon ka luajtur edhe pesë ndeshje miqësore, ku tri prej tyre janë fituar dhe dy janë ndarë në barazim. Në tri ndeshjet e para, Bajrami ka luajtur nga një pjesë, ndërsa nga 30 minuta ka marrë në dy ndeshjet e fundit ndaj Brentfordit dhe Fejnordit, teksa sot do të luhet dhe testi i fundit me Fullhemin për të nisur më pas kampionatin në datën 11 gusht, kundër Famalikaos së Enea Mihajt. Bajrami shihet si një mbrojtës me kualitet dhe ka marrë shumë vlerësime, kjo e mbështetur edhe nga fakti se në muajin shkurt, Benfika i rinovoi kontratën edhe për 3 vite të tjera.

KOMBËTARJA E PRET-Italiani Reja e grumbulloi dy vite më parë Adrian Bajramin, të cilit ia dhuroi debutimin me skuadrën e parë në miqësoren kundër Estonisë në Tiranë, në atë kohë ishte 20 vjeç e dy muaj dhe luante për Benfikën U-23. Ndërkohë ai u thirr edhe për Ligën e Kombeve në shtator të atij viti, por pa arritur të luajë.

Megjithatë u aktivizua në miqësoret dhe dy ndeshjet e fundit të Rejës në stolin kuqezi, ato kundër Italisë dhe Armenisë, ku me këtë të fundit e luajti të gjithë takimin. Ajo kundër Armenisë ka qenë edhe ndeshja e fundit ku Bajrami u thirr, teksa ka qenë pjesë e rregullt e skuadrës U21. Ndërkaq, me kalimin në skuadrën e parë të Benfikës, Adrian Bajrami do të jetë një opsion më shumë për Silvinjon në Ligën e Kombeve apo në kualifikueset e Botërorit, me trajnerin që ka treguar se guxon me lojtarët e rinj, si në rastin e Mario Mitajt.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"