Ka humbur bast apo ka bërë ndërhyrje? Tifozët të ndarë pas postimit të Granit Xhakës me familjen në mal

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 29, 2024 | 10:10

Ka humbur bast apo ka bërë ndërhyrje? Tifozët të ndarë pas postimit të Granit Xhakës me familjen në mal

Granit Xhaka ka shfrytëzuar pushimet e fundvitit për të qenë pranë familjes së tij, duke kaluar disa ditë me bashkëshorten, Leonita dhe dy vajzat në lokalitet malor. Por fotoja e fundit që ai ka postuar është bërë objekt diskutimesh mes fansave.

dssdsdssa

Xhaka shfaqej me kokën e qethur thuajse në zero, me një model të pazakontë flokësh për të, aq më shumë në dimër me temperatura shumë të ulëta.

“Mos ke humbur bast, është e rrezikshme në këtë periudhë ai model flokësh”, shkruante një tifoz në komentet poshtë fotos.

Snapinsta.app_471826133_962074065783653_5441352765932782211_n_1080

Ndërkohë, kishte një tjetër i cili aludonte se Xhaka kishte bërë ndërhyrje kirurgjikale për transplantim flokësh. “A nuk e shihni se ka bërë transplant, shihni vijën e tij të flokëve”, shkruante tifozi tjetër, mes shumë momenteve që mori Xhaka për modelin e ri të flokëve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"