“Ka karakteristika të ngjashme me Bremerin”, Legrotalje i thur elozhe Ismajlit: Ideali për Juven, mund të luajë edhe si lojtar krahu

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 18, 2024 | 23:29

“Ka karakteristika të ngjashme me Bremerin”, Legrotalje i thur elozhe Ismajlit: Ideali për Juven, mund të luajë edhe si lojtar krahu

Zërat për një transferim të mundshëm të Ardjan Ismajlit te Juventusi sa po vijnë e po shtohen më shumë. Mbrojtësi kuqezi është i lidhur ngushtë me një kalim në Torino pas dëmtimit të Gleison Bremerit. Për transferimin e tij te “Zonja”, po “lobon” tashmë edhe ish-futbollisti i Juventusit, Nikola Legrotalje. Ky i fundit nuk i kursen elozhet për Ismajlin duke thënë se ka karakteristika të ngjashme me Bremerin.

Legrotalje

“Ismajli ka karakteristika të ngjashme me Bremerin. Ai është i fortë fizikisht, shumë i aftë në daljet përpara dhe madje mund të luajë edhe si lojtar krahu.

-900-0-1726337624xsnapinstaapp-459735146-18355104382139844-963697260145654860-n-1080-1-333

Mendoj se Ardjan Ismajli mund të jetë profili i duhur për Juventusin edhe nëse Gleison Bremer do të kishte mundësi të luante”, tha ndër të tjera Nikola Legrotalje.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"