“Ka ngërç në sulm”, Edlir Tetova nuk diskuton fitoren në Ballsh: Na ka shërbyer kjo kohë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 23, 2024 | 14:40

“Ka ngërç në sulm”, Edlir Tetova nuk diskuton fitoren në Ballsh: Na ka shërbyer kjo kohë

Egnatia luan nesër në transfertën e Bylisit. Takimi zhvillohet në kuadër të javës së 14-të në Superiore dhe merr jetë në orën 13:30.

edi

Para ndeshjes ka folur në konferencën e zakonshme për shtyp trajneri Edlir Tetova.

“Mendoj se na ka shërbyer kjo kohë. Kishim lojtarë jo në gjendjen më të mirë fizike. Si Veseli dhe Kasa janë më pranë ekipit fizikisht.

Gjendja e grupit është e mirë, mendoj se çdo gjë është drejt kolaudimit.

Mendoj se çdo ndeshje është e vështirë, shkojmë në Ballsh për tri pikët.

Nuk marrim shkas nga sezoni i kaluar, mendoj jemi Egnatia e re me ndryshime, ka prurje dhe largime. Katër pikë nuk janë shumë, por dhe ndihet. Siç e dijmë është më e vështirë ta mbash kreun, në vazhdimësi të fitosh dhe kampionatin.

Çdo gjë vjen me radhë, mendoj arritja është diçka e madhe, pastaj dhe ta ruash ka vështirësitë e veta.

Dhe nga vitet e kaluara, nuk është se kemi pas golashënues fiks. Është fakt që të gjithë marrin pjesë në shënimin e golave, nuk kam shqetësim, por ngërç sigurisht që ka.

Jemi disa skuadra pretendente, është herët, nuk ka përfunduar akoma gjysma e sezonit.

Grupi është i plotë, nuk mendoj se kemi nevojë për afrime. Do të shohim dhe diskutojmë me lojtarët për të rinovuar kontratat, pastaj do shohim ku mund të ndërhyjmë.

Personalisht mendoj që këtu është bërë diçka dhe gjithçka, gjithsecili qytetar ose sportdashës duhet ta gëzojë këtë gjë. Kemi nevojë për tifozët, duhet të vijnë ta shijojnë dhe ta përkrahin Egnatian”, u shpreh Tetova.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"