“Ka një fytyrë negative”/ Gatuzo e largoi nga skuadra, sulmuesi shqiptar drej… Shalkes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 1, 2025 | 23:11

“Ka një fytyrë negative”/ Gatuzo e largoi nga skuadra, sulmuesi shqiptar drej… Shalkes

Hajduku i Splitit është një histori e përfunduar për futbollistin me origjinë shqiptare, Leon Dajakun. Trajneri italian Xhenaro Gatuzo, e humbi durimin dhe e largoi nga skuadra për shkak të sjelljeve të sulmuesit 23-vjeçar.

Untitled

“Ajo që nuk më pëlqen te ai është negativiteti. Ka një fytyrë negative në skuadër. Më mirë të humbas lojën sesa të humbas dinjitetin tim. Nëse doni të largoheni nga klubi, merreni përgjegjësinë, mos kërkoni para nga klubi. Sa të jem unë trajner, ky futbollist nuk do ta djersisë fanellën e kësaj skuadre”, ka thënë Gatuzo për Dajakun.

Gjiganti gjerman Shalke 04, përmendet si klubi i ri ku mund të vijojë karrierën Dajaku.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"