Ka shënuar 17 gola, Reali është skuadra e pjesëve të dyta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 23, 2024 | 23:55

Ka shënuar 17 gola, Reali është skuadra e pjesëve të dyta

Reali i Madridit mundi Espanjolin të shtunën në Bernabéu (4-1), duke shënuar të gjithë golat në pjesën e dytë. Diçka që nuk është asgjë e re për skuadrën e Ançelotit. Kjo pasi nga 18 golat që madrilenët kanë shënuar në këtë sezon deri më tani, duke llogaritur të gjitha garat, vetëm një ka ardhur në 45 minutat e para.

real

I vetmi gol i Realit të Madridit në aktin e parë të një ndeshjeje ishte ai kundër Majorkës në javën e parë të Ligës. Autori i atij goli, Rodrigo, pas triumfit kundër Espanjolit nuk hezitoi të rrëfejë se këto statistika po e shqetësojnë trajnerin Ançeloti.

“Në bisedën para ndeshjes, ai na tha se ishim keq në pjesën e parë dhe se duhet të bënim më mirë sot. Përsëri nuk shënuam, por gjithçka shkoi mirë në pjesën e dytë dhe ne fituam”, tha braziliani pas ndeshjes. E vërteta është se deri më tani në këtë sezon, gjëja më e zakonshme është të shohësh Realin duke luajtur një pjesë të parë diskrete dhe duke reaguar në të dytën, falë forcës goditëse dhe përgatitjes së tyre.

Nga 17 golat e shënuar nga Reali në pjesët e dyta, nëntë kanë qenë në çerek orëshin e fundit të ndeshjeve. Ançeloti dëshiron të gjejë një zgjidhje për këtë problem për të cilën ai është plotësisht i vetëdijshëm. Pavarësisht përmirësimit të skuadrës ndaj Espanjolit, italiani nuk ka ngurruar ta kujtojë këtë fakt para mediave.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"