Ka shkëlqyer në Superiore, mbrojtësi i Egnatias ftohtet nga kombëtarja për Ligën e Kombeve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 4, 2024 | 14:00

Ka shkëlqyer në Superiore, mbrojtësi i Egnatias ftohtet nga kombëtarja për Ligën e Kombeve

Zamiq Alijev është ftuar nga Kombëtarja e Azerbajxhanit për ndeshjet e tetorit. Mbrojtësi i Egnatias ka shkëlqyer me rrogozhinasit në Superiore, për këtë dhe i është besuar një vend te përfaqësuesja e vendit të tij.

egnatia

Fillimisht Azerbajxhani do të luajë kundër Estonisë më 11 tetor. Më pas 3 ditë më vonë përballet me Sllovakinë. Të dyja këto ndeshje të vlefshme për Ligën e Kombeve.

Alijev është 23 vjeç dhe u afrua tek Egnatia pikërisht këtë verë. Të gjitha ndeshjet e Superiores i ka luajtur të plota si titullar, me përjashtim të takimit me Tiranën ku qëndroi në stol.

Alijev

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"