Nip i ish-kapitenit të Partizanit, futbollisti shqiptar arrin akordin me skuadrën kroate
Futbollisti me origjinë shqiptare, Atdhe Mazari karrierën e tij do ta vazhdojë në elitën e futbollit kroat, teksa mësohet se fundmi se ka arritur akordin me Varazdinin. Sipas “Infosport.mk”, Mazari, i cili në të kaluarën është aktivizuar 4 ndeshje me Shqipërinë U17, në vitin 2017, kur kjo kombëtare drejtohej nga Mustedanagiç, do të firmosë ditën e hënë me skuadrën kroate një kontratë 2-vjeçare.
Për sulmuesin 23-vjeçar do të jetë kjo hera e parë që do të luaj jashtë kufijve të Maqedonisë së Veriut, teksa në dy vitet e fundit spikati me fanellën e Rabotniçkit.
Në 64 ndeshje me fanellën e “romantikëve”, strugani Mazari ka realizuar 18 gola, 8 prej të cilëve në gjysmën e këtij edicioni.
“Panorama Sport” ka zbuluar një detaj interesant përsa i përket Atdhe Mazarit. Ai është nipi i ish-kapitenit të Partizanit, Egzon Belica. Të dy së bashku kanë luajtur me fanellën e Rabotniçkit.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"