Kaçurri titullar në Champions-in e të rinjve, një shqiptar i shënon gol Juventusit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 22, 2024 | 20:40

Kaçurri titullar në Champions-in e të rinjve, një shqiptar i shënon gol Juventusit

Mbrojtësi i Kombëtares Shpresa, Maldini Kaçuri, u aktivizua titullar ditën e sotme me skuadrën e Arsenalit U-19 në duelin ndaj Shakhtar Donetsk U-19, në Champions-in e të rinjve, me sfidën që u mbyll me shifrat 0-1 për ukrainasit.  

MALDINI KACURRI

Në 3 ndeshjet e luajtura, skuadra e futbollistit shqiptar, ka grumbulluar vetëm 3 pikë duke u renditur në vendin e 26 në renditje. 

Ndërkohë protagonist në Champions-in e të rinjve, u shndërrua sulmuesi shqiptar i Kosovës, Eljot Bujupi, i cili është pjesë e Shtutgart U-19, teksa skuadra gjermane triumfoi me rezultatin 2-3 ndaj Juventus U-19 në transfertë. 

Interesant është fakti se edhe pse 18-vjeç, Bujupi, ishte pjesë e përfaqësueses A të Kosovës, në duelet e muajit tetor, por pa mundur të debutonte. Bëhet fjalë për një talent me një të ardhme tepër premtuese.  

bujupi 

Kjo ishte fitorja e dytë radhazi në Champions-in e të rinjve për Shtutgart që ka sigurua 6 pikë në 3 ndeshje duke u pozicionuar në vendin e gjashtë.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"