Kahrimanoviç apo Sala, dilema e vetme anti-Dinamo te Vllaznia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 27, 2024 | 18:07

Kahrimanoviç apo Sala, dilema e vetme anti-Dinamo te Vllaznia

Trajneri Tomas Brdariç ka vetëm një dilemë për skuadrën, me të cilën do të përballojë Dinamon të shtunën në Elbasan. Amir Kahrimanoviç apo Isli Sala?

kahrimanovic

Kjo është pikëpyetja e vetme e gjermanit, i cili do të ketë sërish mungesat e Deliut dhe Grudës. Kroati, i rikthyer nga dëmtimi, ka qenë i gatshëm për trajnerin Brdariç përgjatë gjithë javës dhe duket se gëzon një formë optimale. Në këtë situatë, Brdariç po sheh mundësinë për t’i besuar një fanellë titullari dhe mund të jetë në avantazh me Salën, i cili mori vendin e Alivodës në ndeshjen e fundit me Bylisin.

Kahrimanoviç ishte një nga blerjet e bujshme të klubit shkodran në verë, pasi kishte spikatur në Superiore me Erzenin. Me Dinamon ai mund ta nisë nga minutat e para, por duhet pritur vendimi që do të marrë trajneri Brdariç në momentet e fundit. Edhe Sala ka bërë një paraqitje të mirë dhe ndoshta balotazhi mes këtyre dy lojtarëve do të mbetet deri në fund.

Pjesa tjetër e skuadrës mësohet se do të jetë e njëjtë me atë të takimit me Bylisin. Në portë do të jetë Qarri, në mbrojtje dyshja Stojanoviç-Juriç dhe Gurishta e Jago në krahë. Në mesfushë të sigurt janë Krymi dhe Qato, ndërsa lojtari i tretë njëri mes Kahrimanoviçit dhe Salës. Nuk ndryshon as sulmi me treshen e përbërë nga Mala, Balaj dhe Delaj.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"