Kaka: Fonseka është trajneri i duhur, Leao duhet lënë i qetë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 27, 2024 | 15:16

Kaka: Fonseka është trajneri i duhur, Leao duhet lënë i qetë

Rikardo Kaka, i lindur në 1982, ish-fantazisti i madh i Milanit (104 gola në 307 ndeshje në shtatë sezone në të cilat ai fitoi gjashtë trofe ekipesh plus çmime të ndryshme individuale, përfshirë Topin e Artë në 2007), bëri disa deklarata për ‘SportMediaset’. Në vijim edhe fjalët e brazilianit i cili nuk u kurseu elozhet për trajnerin e “Djallit” dhe Leaon të cilët janë kritikuar jo pak në javët e fundit për shkak edhe të rezultateve të ekipit.

kaka 3

Si e vlerësoni derbin Inter-Milan të fituar nga kuqezinjtë?
Ishte një ndeshje e shkëlqyer, mendoj se Milani luajti shumë mirë dhe dha një sinjal të mirë reagimi pas asaj që ndodhi kundër Liverpulit ku skuadra pësoi 3 gola pasi kishte kaluar në avantazh e para.

Sa shtysë të jep fitorja ndaj Interit?
Fitimi i derbit duke luajtur mirë ishte një përgjigje e mirë për mendimin tim. Sigurisht që duhet të shohim më tej, por nëse Milani luan si luan kundër Interit, sigurisht që ka perspektiva të mira për kampionatin dhe Ligën e Kampioneve.

Merita ka edhe Fonseka me ndryshimet që bëri në taktikë dhe mendësi…
Po, mendoj se pamë një ekip që luftoi për rezultatin, që krijoi shumë shanse e që luftoi për ndeshjen. Pra, qëndrimi ishte shumë i mirë dhe kjo është ajo që duam të shohim nga Milani, i cili është gjithmonë shumë konkurrues. Ndaj Fonseka meriton përgëzime nga të gjithë.

Si ju duket Rafael Leao?
Më pëlqen shumë Rafa. Ai është një lojtar që ka forcë, cilësi dhe shumë teknikë. Kështu që unë kam pëlqim të madh për të. Mendoj se i përshtatet Milani, sepse ai është një lojtar që mund ta ndihmojë shumë ekipin. Më pëlqen shumë, i uroj gjithë të mirat dhe që mund të fitojë ende shumë gjëra si kuqezi.

Po Gabia, njeriu i ndeshjes me golin në derbi?
Shënoi një gol të madh në një ndeshje tejet të rëndësishme pas serisë së derbeve të humbura. Ai është një tjetër lojtar që mund të ndihmojë edhe kombëtaren italiane. Le të shpresojmë që të ketë një tjetër lojtar të Milanit në kombëtare.

Përgatiti: REINOLD BAKALLI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"