Kalabria analizon skuadrën përpara miqësoreve të luksit: Morata vlerë e shtuar, Milani me ide të reja
Grupi i lojtarëve të Milanit ka punu ar vetëm dhjetë ditë dhe barazimi në Vjenë kundër Rapidit në miqësore nuk është alarmant. Këtë e ka konfirmuar edhe Davide Kalabria në një intervistë të dhënë para nisjes së kuqezinjve drejt Shteteve të Bashkuara.
Si është situata ekipore?
Jemi në fazë përgatitore, kemi bërë shumë stërvitje dhe është pjesë e kësaj periudhe të jemi të lodhur nëpër ndeshje. U përpoqëm të bëjmë atë që kemi provuar deri tani, ka shumë për të parë, për të punuar, për të mësuar. Është pjesë e rrugëtimit, disa gjëra i bëmë mirë, të tjera jo ashtu siç donim, por jemi vetëm në fillim dhe duhet të përmirësohemi shumë.
Çfarë do të veçonit nga futbolli i trajnerit të ri?
Ka koncepte të reja, duhet t’i zhvillojmë dhe t’i përvetësojmë, është e rëndësishme sepse në lojë nuk mund të flasësh dhe të arsyetosh, ato duhet të bëhen automatikisht. Këto ndeshje, këto minuta dhe këto eksperienca janë thelbësore, edhe me shokët i janë bashkuar skuadrës vetëm në kohët e fundit, ata më të rinjtë. Pra, gjithçka është pjesë e rrugëtimit për të mësuar dhe për t’i bërë këto koncepte gjithnjë e më shumë tonat.
Si ndiheni nga ardhja e Moratës?
Është kampion i madh, ka pasur një karrierë të pabesueshme, vazhdon të tregojë se është lojtar i nivelit më të lartë, sapo ka fituar Kampionatin Europian. Jam i bindur se do të na japë menjëherë ndihmesën e tij. Padyshim që tashmë e njohim dhe mezi presim ta përqafojmë. Personalisht kam folur dy ditë më parë dhe kam ndjesi shumë të mira.
Çfarë prisni nga turneu në SHBA?
Do të luajmë kundër ekipeve të rëndësishme, më të mira në botë, jemi gati dhe mezi presim të nisemi për në Amerikë dhe të kemi këtë përvojë. Do të jetë interesante të shohim ecurinë me trajnerin, me konceptet e reja që do të bëhen gjithnjë e më shumë pjesë e manovrës tonë.
REINOLD BAKALLI-PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"