Kalendar “ferri” për Teutën, fitorja kundër Laçit si detyrim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 3, 2024 | 23:45

Kalendar “ferri” për Teutën, fitorja kundër Laçit si detyrim

Teuta-Laçi është gjithmonë një ndeshje me emocione brenda, por këtë herë vjen si një provë pjekurie për blutë e Martinit. Një ndeshje ku Teuta duhet të tregojë maturinë dhe vazhdimësinë në një kampionat, që të hedhin poshtë fjalët se nuk është një skuadër rastësore dhe se çdo rezultat e kanë marrë me meritë, pavarësisht ulje-ngritjeve që kanë kaluar.

TEUTA

Si fillim, Teuta duhet të tregojë në fushën e lojës kundër kurbinasve se është ekip i pjekur, i cili fiton dhe është pretendenti kryesor për të arritur atë që dëshiron. Oshilacionet kanë qenë thjesht rastësore dhe humbja e fundit ka bërë që skuadra të fokusohet edhe më shumë për të marrë një marsh më shumë për rrugën drejt vendin të katërt.

Jo vetëm Teuta, por në veçanti lojtarët e Teutës duhet të tregojnë se kanë pjekurinë për të ndihmuar klubin për të dalë nga kjo situatë. Për Teutën e Edi Martinit, nëse ia del të fitojë, do të vijojë të qëndrojë me hapin e të mëdhave për “Final 4” dhe që duhet të shfaqin pjekurinë si skuadra që ka ADN-në e Superioren.

PËRGATITJET — Për përballjen ndaj Laçit trajneri Martini do të ketë në dispozicion Artan Jazxhi, i cili shleu pezullimin e katër kartonëve të verdhë, ndërsa Simue e Vila do të mungojnë si pasojë e dëmtimeve.

Deri të mërkurën në Durrës kanë mjaftueshëm kohë për t’u bërë gati për sfidën ndaj Laçit. Teutën e pret një ndeshje e vështirë. Kohë për relaks nuk ka, pasi kalendari është një “malore” ku pas Kukësit, Teuta udhëton në transfertë me Tiranën, e më pas e mbyll vitin me dy duele në Durrës ndaj Egnatias e Bylisit.

ZAMIR QYPI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"