Kalendari i Realit, një tjetër malore pas “pushimit”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 18, 2024 | 16:26

Kalendari i Realit, një tjetër malore pas “pushimit”

Reali i Madridit, i ndodhur në një situatë aspak komode për shkak të dëmtimeve të shumta, po shpreson që të gjithë ndërkombëtarët të kthehen të sigurt pas pushimit të kampionatit dhe angazhimeve të ekipeve kombëtare, pasi përballet me një kalendar mjaft kërkues para festave të fundvitit.

real madrid

Për Realin janë në program nëntë ndeshje në më pak se një muaj në tre kompeticione të ndryshme: gjashtë ndeshje në La Liga (Leganés, Getafe, Bilbao, Girona, Vajekano dhe Sevilja), dy ndeshje në Champions League (Liverpul dhe Atalanta, të dyja jashtë) dhe finalja e Kupës Interkontinentale më 18 dhjetor në stadiumin “Lusail” (Doha, Katar) kundër një rivali që ende nuk dihet.

Pas kthimit nga pushimi, skuadra e Ançelotit do të përballet me Leganes në “Butarke” (24 nëntor, ora 18:30), një ndeshje që është kthyer në një terren prove për ndeshjen vendimtare kundër Liverpulit në Champions.

“Los Blancos” duhet të fitojnë pa marrë parasysh se çfarë i pret në “Anfield” ndaj kryesuesve aktualë të Premier League dhe Champions League. Para festave të fundvitit, Madridi do t’i japë fund malores së tij kundër Sevilje në “Bernabéu” mes 21 dhe 23 dhjetorit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"