Kalendari i Tiranës/ Tri ndeshje në shtëpi, bardheblutë nuk duhet të humbasin asnjë pikë
Pas kombëtares kampionati nis me Kupën e Shqipërisë dhe më pas me javën e nëntë. Fakt është se Tirana luan tri ndeshje në shtëpi, ndaj Dinamos, Laçit dhe Vllaznisë.Janë tri sfida ku bardheblutë duhet të bëjnë të pamundurën të marrin pikët e plota. Kujtojmë se skuadra dështoi të merrte nëntë pikë dhe humbi mundësinë që ishte skuadra e pathyeshme në fazën e parë. Në këtë moment që flasim bardheblutë janë të shtatët në renditje dhe pas kanë vetëm Skënderbeun, Bylisin dhe Laçin.
Me dy skuadrat e fundit ka lënë pikë, ndërsa fitoren e vetme bardheblutë e kanë ndaj Skënderbeut. Tri ndeshjet në shtëpi nuk duhet të shpërdorohen që ekipi të ngjitet më shumë në renditje dhe të marrë ato pikë që i mungojnë.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"