Kalendari në vazhdim, “bombë” për Tiranën në mes të krizës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 28, 2025 | 23:16

Kalendari në vazhdim, “bombë” për Tiranën në mes të krizës

Tirana është qetësuar disi me fitoren ndaj Bylisit, pasi kishte katër humbje radhazi dhe vetëm 7 pikë në tetë javë kampionat. Gjithsesi, e keqja nuk ka mbaruar. Deri në fund të fazës së tretë skuadra duhet të luajë si me kreun e tabelës dhe fundin e saj.

TIRANA

Kështu këtë javë ka përballë Elbasanin. Nëse fiton ndaj skuadrës së Gvozdenoviçit, ngjitet dhe i fut në valle komshinjtë nga juglindja. Po kështu, më pas për fundtabelën, ka ndeshjet me Teutën dhe Skënderbeun, sfida të cilat duhet t’i fitojë me doemos.

Durrsakët i ka jashtë, ndërsa korçarët në fushën e vet. Janë edhe dy derbet me Partizanin dhe Dinamon. Dy skuadrat janë krye dhe derbet këtë herë lufta e kryeqytetit do të jenë vendimtare për të ardhmen e bardhebluve.

ffsdsdfsdfsdfsdfsfd

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"