Kalendari u dhuron sfida të vështira, Alinani: Valbonës i duhen minimumi dy pikë për të mbyllur këtë vit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 13, 2024 | 19:26

Kalendari u dhuron sfida të vështira, Alinani: Valbonës i duhen minimumi dy pikë për të mbyllur këtë vit

Kukësi-Valbona konsiderohet si derbi i veriut për Kategorinë e Parë. Valbonës kërkon të marrë revanshin e humbjes së fazës së parë, ku kuksianët fituan 2-1 në Tropojë.

alinani valbona

Lidhur me takimin, për “Panorama Sport” flet mesfushori Klaus Alinani. “Në dy ndeshjet e fundit të këtij viti, Valbonës i duhen patjetër të paktën dy pikë, për të ruajtur distancën me ekipet rivale në luftën për mbijetesë. Kështu që, duhet të mos dalim pa pikë nga Kukësi dhe më pas të pretendojmë për një barazim me Flamurtarin në shtëpinë tonë.

Këto do të na lehtësonin qëndrimin tonë në Kategorinë e Parë, edhe pse ne në çdo ndeshje shkojmë për maksimumin e pikëve”, deklaroi 22-vjeçari, Klaus Alinani.

ABDULLA DUSHKU -PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"