Kaloi me sukses operacionin në shpatull, Rosajt i mungon shumë Valbona

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 3, 2024 | 15:00

Kaloi me sukses operacionin në shpatull, Rosajt i mungon shumë Valbona

Valbona vijon përgatitjet për takimin e radhës, që do ta luajë në shtëpi, ku të shtunën presin Apoloninë, që për momentin e kanë rival në renditje. Valbona do të kërkojë fitoren për ta kaluar dhe për të ngjitur më shumë shkallë në renditje.rosaj valbonaNjë nga futbollistët e pafat të saj, Bledi Rosaj, luajti vetëm 6 minuta këtë sezon, pasi u dëmtua në shpatull në sfidën e parë kundër Besës. Të hënën, Rosaj i është nënshtruar një operacioni në shpatull, që ka rezultuar me sukses. Futbollistin 23-vjeçar, pas ndërhyrjes, për “Panorama Sport” u shpreh: “Ndiej keqardhje që nuk jam pjesë e skuadrës time prej 40 ditësh, të cilën e kam në shpirt, sepse origjina ime është nga Tropoja. Ai dëmtim më ka kushtuar gjatë dhe i jam nënshtruar një ndërhyrje. Shpresoj që shumë shpejt t’i bashkohem ekipit në seancat stërvitore.

E kam ndjekur ekipin nga distanca. Dëshiroj që të fitojmë takimin e radhës kundër Apolonisë, gjë që do të ndikonte pozitivisht në ecurinë e mëtejshme të skuadrës. Falënderoj stafin, shokët e skuadrës dhe gjithë dashamirësit që më kanë qëndruar pranë dhe janë kujdesur për shëndetin tim. Dëshira ime është të rikthehem shpejt e të vihem në shërbim të skuadrës”.

ABDULLA DUSHKU-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"