Postuar: Nëntor 13, 2024 | 19:02
Kaluan me sukses operacionin, klubi i Bylisit me njoftim për dy lojtarët e tij
Serxhio Emini dhe Paolo Kasmollari iu nënshtruan operacionit sot. Vetë klubi i Bylisit ka njoftuar me një postim përmes rrjeteve sociale për dy lojtarët e tij.
Njoftimi i Bylisit:
“Emini e Kasmollari kalojnë me sukses operacionin!
Dy djemtë e FK Bylis, Serxhio Emini dhe Paolo Kasmollari, iu nënshtruan një operacioni sot. Gjendja shëndetësore e Eminit e Kasmollarit paraqitet optimale dhe po monitorohen nën kujdesin edhe të stafit mjekësor. FK Bylis iu uron shërim dhe kthim sa më të shpejtë në fushat e blerta!”
Këtë sezon Emini dhe Kasmollari nuk kanë luajtur. Pas ndërhyrjeve të kryera mbetet për t’u parë sa do të zgjasë dhe rikuperimi, për t’u rikthyer më pas në fushë.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"