Kalulu pranon “Zonjën”, trajneri mund ta përdorë që kundër Veronës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 21, 2024 | 19:48

Kalulu pranon “Zonjën”, trajneri mund ta përdorë që kundër Veronës

Lajmi e mira mbërrijnë… të gjitha përnjëherë. Nga fusha dhe merkato. Pas marrjes së indikacioneve të shkëlqyera nga debutimi 3-0 kundër Komos, një lajm i mirë tani vjen nga tabelat e transfertave për Tiago Motën.

KALULU JUVE

Sepse është gjetur akordi për kalimin e Pier Kalulu nga Milani te Juventusi. Mbrojtësi francez, i cili mund të luajë si qendërmbrojtës dhe si mbrojtës i djathtë (dhe me Tiago Motën si udhërrëfyes, ndjesia është se do ta shohim pothuajse kudo rreth fushës), transferohet në Torino në formë huazimi me të drejtë blereje.

SHIFRAT – Në fund të disa ditëve reflektimi, Kalulu vendosi dhe i tha po Juventusit. Drejtuesit bardhezi do t’i paguajnë “Djallit” menjëherë 3 milionë për huazimin, më pas do të mund të vlerësojnë në sezonin në vijim nëse do të ushtrojnë apo jo të drejtën e shlyerjes, që është vendosur në rreth 14 milionë, për të cilat 3 të tjera në bonuse të mundshme mund të shtohen.

Dhe për të mos humbur plotësisht kontrollin mbi lojtarin, Milani ka rezervuar 10 për qind të çdo rishitjeje të ardhshme të tij. Klauzola është e vlefshme nga viti 2025, në rast se transferimi bëhet i përhershëm. Dita vendimtare është e sotmja, kur Kalulu, Milan dhe Juventus do të takohen sërish për të vendosur detajet e marrëveshjeve me nënshkrimet e lidhura. Por tashmë është e sigurt: Kalulu do të jetë përforcimi mbrojtës i Juventusit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"