Kambiaso rikthehet titullar te Juventusi, Niko Gonzalez në dyshim për duelin me Fiorentinën
Juventusi dhe Fiorentina përplasin brirët ditën e nesërme në orën 18:00, në Torino, aty ku “Zonja” kërkon të dalë me pikë të plota. Nga ana tjetër, edhe Fiorentina kërkon të rikthehet te fitorja, ndërsa sfida pritet të jetë shumë e luftuar.
Por si do të luajë Juventusi në këtë sfidë? Pas stërvitjes së fundit, i vetmi lojtar që është në dyshim, përveç mungesave të përhershme, është Niko Gonzalez. Ky i fundit ka bërë një stërvitje të diferencuar dhe mund të mos e fillojë ndeshjen nga minuta e parë. Në portë megjithatë, nuk pritet të ketë ndryshime, aty ku Di Gregorio do të vendoset mes kuadratit.
Në mbrojtje, Tiago Mota pritet të rikthejë nga minuta e parë Andrea Kambiason, që do të luajë në krahun e majtë. Në të djathtë, i përhershmi Savona, njësoj si dyshja e qendrës, Gati-Kalulu.
Përpara mbrojtjes rikthehet dyshja Lokateli-Turam, ndërsa Kopmeiners do të rizhvendoset më para, ku do të aktivizohet pas shpinës së Vlahoviçit. Krahët e sulmit do të mbulohen nga Kenan Jildiz dhe Konseisao.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"